Ish-kryeministri i vendit, njëherish edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka akuzuar qeverinë se i ka bërë dëmë të madh dhe afatgjatë integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Ky reagim i Hotit vjen pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se është i papranueshëm kushtëzimi për anëtarësim në KiE me Asociacionin, përcjell Arbresh.info.
Hoti i ka bërë një përmbledhje veprimeve dhe vendimeve të Qeverisë Kurt lidhur me procesin e negociatave dhe të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
– Qeveria aktuale në fillim të mandatit e braktisi dialogun për njohje reciproke, të nisur në qeverinë paraprake me mbështetje të aleatëve.
– Vendosi kushte për dialog, të cilat nuk u morën parasysh as nga ndërmjetësi i BE-së, e as nga aleatët.
– E nisi dialogun pa kushte.
– E pranoi marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, e cila në qendër nuk e ka njohje reciproke, por i ka garancitë për vetë-menaxhim për komunitetin serb dhe kishën ortodokse serbe.
– Në nëntor 2023, e pranoi nga BE-ja draft-statutin e asociacionit, të cilin nuk e refuzoi.
– Tani çuditet pse dërgimi i atij drafti në Gjykatën Kushtetuese po i vendoset si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kjo qeveri i ka bërë dëm të madh dhe afatgjatë integrimit euro-atlantik të Kosovës, duke na kurthuar në një marrëveshje që nuk parasheh njohjen, që e liron Serbinë nga ky obligim në progresin e saj drejt BE-së./Arbresh.info
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...