Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka dhënë parashikime të zeza për Partinë e Shpend Ahmetit, e cila po përkrah dialogun me Serbinë.
Ka thënë se PSD do të zhduket nëse nuk i bashkëngjitet Qeverisë meqë s’kanë vota as për ta kaluar pragun.
“Ata nuk e kalojnë pragun. Praktikisht zhduken si parti në politikë. Sepse një gjë është e vërtetë se si PSD nuk kanë legjitimitet qytetar. Ata kanë zënë vendet në Parlamanet me një parti tjetër. Është e shëndeteshme që të verifikohen këto mandate”, ka thënë Hoti për Klan Kosovën.
PSD ka vendosur të hyjë në dialogun me Serbinë të udhëhequr nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti. Kanë propozuar rezolutë me të cilën definojnë edhe temat e dialogut dhe platformën.
Më herët, Shpend Ahmeti bashkë me Dardan Molliqajn e Visar Ymerin kanë kundërshtuar çfarëdo bashkëpunimi me Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.
Tash kanë vendosur të shkojnë në dialogun e Brukselit bashkë me Veselin, Haradinajn e Limajn.
Përpos LDK edhe VV ka dalë kundër një dialogu të tillë me Serbinë.
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë