Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk sheh asgjë të re në marrëveshjen e re për demarkacionin të cilën e ka prezantuar presidenti i vendit Hashim Thaçi, shkruan arbresh.info.
Ai ka deklaruar se qëndrojnë para deklaratave të tyre se pas votimit të demarkacionit qeveria e tanishme duhet të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
“Ne i qëndrojmë atyre që kemi thënë dhe pas votimit të demarkacionit duhet të shkojmë në zgjedhje. Ne jemi duke përgatitur platformën e re qeverisëse. Do të hapim debat me qytetarë për punësim, biznese e ekonomi”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Hoti ka folur edhe për prezantimin e marrëveshjes nga presidenti Thaçi me presidentin r malit të zi.
“Kemi humbur shumë kohë dhe kjo çështje po kthehet prapë në zero. Është dashur të ratifikohet. Në këtë marrëveshje konfirmohet pikë për pikë marrëveshja e demarkacionit. Nuk shoh asgjë që të konsultohemi për këtë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...