Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, deputeti Avdullah Hoti, thotë se nuk ka askush monopol në krijimin e institucioneve, raporton arbresh.info.
“Gjuha monopolizuese nuk ju bon nderë as institucioneve të vendit dhe këto krijohen duke dialogu,” është shprehur Hoti, duke ju drejtuar përfaqësuesit të PDK-së, Enver Hoxhaj, se për të qenë të përgjegjshëm politikisht nesër duhet të paraqiten në seancë.
Ai ka shprehur qëndrimin e koalicionit të ashtuquajtur LAA se do të marrin pjesë në secilën seancë dhe takim konsultativ që do t’i kontribuojnë dialogut në formimin e institucioneve.
“Sjelljet e tilla janë zhagitje e formimit të institucioneve. Është dashtë të kemi Kuvendin dhe Qeverinë deri më tash,” është shprehur Hoti.
Realiteti sipas Hotit është se PAN-i nuk i ka votat as për kryetar të Kuvendit dhe as për formimin e Qeverisë./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri