Deputetja e VV’së Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me dialogun me Serbinë. Tha se në asnjë rrethanë nuk është dashur të ndodhte takimi Hoti-Vuçiq derisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po intervistohej në Hagë për krime lufte.
“Të njëjtat ditë e keni pasë presidentin e vendit në intervistim në Tribunalin e Hagës për krime lufte. Në cilëndo rrethanë cilido shtet normal çfarëdo qoftë raporti politik brenda vendit nuk ish dashtë me ndodh që të njëjtën ditë që shkon e ulesh karshi Vuçiqit e ki presidentin në Hagë përballë prokurorëve”, tha Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës.
Më herët gjatë këtij mauji u zhvillua takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Pas takimit kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pati thënë se është shënuar progres në dialog.
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...