Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast ai ka theksuar se, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për zbatimin e politikave aktive në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen nga diskriminimi dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.
“Bazuar në parimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe me qëllim të zhvillimit të një ambienti të punës të sigurt, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm në institucionet e Republikës së Kosovës, sot miratojmë Politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoti.
Kryeministrit Hoti ka nënvizuar se me këtë deklaratë mbrohet barazia në mes të gjinive si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, përmes ndalimit të çdo veprimi apo sjelljeje që çojnë në cenim të dinjitetit personal të secilit të punësuar në organet e administratës publike.
Hoti ka kërkuar nga organet e administratës publike në Republikën e Kosovës që të promovojnë dhe shpërndajnë këtë politikë si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për zbatimin e saj.
Ndalohet një shofer në Pejë, në veturë transportonte katër s...
Festa e Bajramit/ Inspektorati në terren, kontrollohen çmime...
Shërbimet inteligjente amerikane: Kina nuk pritet të pushtoj...
Aksion policor në lagjen e varfër të Rio de Janeiro, vriten ...
S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një...
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta