Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë qëndrimit të tij në Washington, u takua me drejtorin e zyrës për Evropën Juglindore pranë Departamentit të Shtetit, Mattheë Palmer, me të cilin bisedoj për projektet të cilat priten të mbështetën nga Shtete e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).
Sipas një komunikate për media të Ministrisë së Financave, Hoti e informoj Palmer lidhur me ecurinë e Programit SBA me FMN-në, si dhe me projektet e Bankës Botërore. Po ashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dhe për projektet të cilat priten të mbështetën nga Shtete e Bashkuara të Amerikës përmes kësaj Korporate.
Palmer premtojë mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ministri Hoti po ashtu u takua edhe me Larry McDonald, përfaqësues i Thesarit Amerikan, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit ekonomike e fiskale në Kosovë, si dhe për mbështetjen e Thesarit Amerikan dhënë Ministrisë së Financave.
McDonald vlerësoi lart arritjet e deritanishme dhe u zotua që Thesari Amerikan do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Financave, në veçanti në reformat që lidhen me borxhit publik./
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa