Hoti në Tiranë flet për tri projekte të rëndësishme, portin e Durrësit, hekurudhat dhe energjinë

12:17 | 3 Korrik 2020
M. A.

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me homologun e tij Edi Rama, deklaroi se u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve.

Hoti nga Tirana njoftoi se priten tri projekte të rëndësishme, siç është porti i Durrësit, hekurudhat dhe projekti për energji elektrike.

“Falënderoj për mirëpritjen vëllazërore. Besoj që tani kemi kaluar në terma praktik të bashkëpunimit ndërmjet nesh. Do të rregullojmë në mbledhjen e ardhshme projektet”.

“Porti i Durrësit është projekti i ardhshëm për mallrat që hyjnë nga Kosova. Do të zgjedhim këtë problem, po ashtu edhe për furnizim me energji elektrike për Kosovën, si dhe projekti për hekurudha. Në këtë vit mund të gjenden fonde për nisjen e projektit”.

I pari i Qeverisë deklaroi se është i gatshëm për rifillim të dialogut, më qëllimin e vetëm, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i gatshëm të takohem me z.Grenell për të rifilluar dialogun me qëllim të njohjes reciproke ndërmjet dy vendeve”.

Ndërsa kryeministri Rama ka theksuar se temat kyçe të diskutuara gjatë takimit me Hotin ka qenë Dogana e Kosovës në Durrës, njehsimi i dokumenteve për shkëmbimin e mallrave mes dy vendeve, eksport-import dhe hapja e kufit pa kontroll per lëvizjen e njerëzve.

“Sot kemi folur për doganën e Kosovës”>Kosovës në Durrës, në parim është e dakordësuar, por në zbatim j e plotë, pasi ajo që në fakt Hoti ka ngritur në bisedën e përbashkët përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë i pasuar nga një i dytë kontrolli në morinë, por një i vetëm në Durrës ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë nga pikëpamja legjislative deh juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë. Na duhet detajim teknik i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të pengojnë zbatimin”- tha Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale