Sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet projektligji për ndarjet buxhetore për vitit 2025, të propozuar e miratuar nga Qeveria në vlerë prej 3.6 miliardë eurove.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se me qeverinë Kurti ndikimi në ekonomi ka qenë pothuajse zero, shkruan Arbresh.info.
“Duhet ta shqyrtojmë si dokument të përkohshëm pasi jështë e qeveria e ardhshme do ta ndryshoj dhe kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Kryeministri u zgjat në foltore, por nuk i përmendi premtimet e dhëna në dokumentin bazik të qeverisë”, tha ai.
Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi është përkeqësuar struktura e buxhetit, pasi siç tha ai kanë ndërruar raportet mes subvencioneve dhe investimeve kapitale.
“Ndikimi në ekonomi dhe shoqëri është pothuajse zero. Është përkeqësuar struktura e buxhetit, kanë ndërruar raportet mes subvencioneve dhe investimeve kapitale. Subvencione mbahen familjet në nevojë por nuk zhvillohet ekonomia”, u shpreh deputeti i LDK-së.
“Edhe ato investime kapitale që janë planifikuar nuk janë realizuar. Për mandatin 2021-2024 kanë qenë të planifikuara 3 miliardë euro, janë realizuar vetëm 1.2 miliardë euro”, tha ai para deputetëve./Arbresh.info/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...