Hoti në një e Hoxhaj në pesë debate publike e ftojnë Kurtin, nga LVV heshtin për këtë ftesë

17:18 | 13 Janar 2021 | Albina Haliti

Enver Hoxhaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka ftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin, në pesë debate publike para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Por, kjo nuk është ftesa e parë që shkon në adresën e Kurtit, shkruan Arbresh.info.

Një të tillë e kishe bërë edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Hoti e ftoi Kurtin në debat televiziv, ku i kishe bërë thirrje të përballet për program qeverisës.

Ndonëse Kurti njihet si person që shpejt ju përgjigjet ftesave të tilla deri më tani nuk është deklaruar për këtë ftesë.

Arbresh,info, ka kërkuar përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje nëse janë të gatshëm për një debat me Avdullah Hotin e LDK-së, e Enver Hoxhajn e PDK-së , por të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje.

Arbresh.info, nga burimet brenda LVV-së, mëson se Kurti ne ditët në vazhdim do të dal me qëndrim  për këtë ftesë, duke shkruan në Facebook.

Hoxhaj e fton Albin Kurtin në pesë debate televizive

Avdullah Hoti e fton të përballet në debat televiziv Albin Kurtin

Lajmet më të lexuara