Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka thënë se ky koalicion është bashkimi i themeluesve të republikës, përcjell Arbresh.info.
“Jam i nderuar për besimin që më është dhënë dhe që ma kanë shprehur gjatë këtyre ditëve qytetarëve. Këto zgjedhje ja ë referendum për të ardhmen e Kosovës. Ne brezi i republikës duam të qojmë përpara misionin që na është dhënë nga Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.
Hoti ka thënë se janë bërë bashkë në këtë koalicion për të kthyer nderin qytetarëve.
“Tani është më e qartë se kurrë se kë do të zgjedhin qytetarët, koalicionin e shpresës apo atë të frikës me premtime kota”, ka thënë ai.
Sipas tij kandidatët për deputet janë njerëz të dijës që kanë punuar shumë.
“Ky është ekip i vlerave dhe traditave të Kosovës. Ata kanë listë të interesave ne kemi listë të njerëzve të eksperteve me duar të pastërta. Koalicioni ynë është i natyrshëm”, ka thënë ai.
Hoti ka shtuar se kanë një planë zhvillimor të bërë nga 30 doktor shkencash.
“Në këtë kontratë që po u ofrojmë garanton buxhet 3 miliardë euro gjatë mandatit, zhvillim ekonomik, ulje të papunësisë, rritje të pagës, të pensioneve. Kemi planë konkret për rinin, një vit përvojë punë të paguar. Kemi plan konkret për bujqit, do të trefishojmë subvencionet për bujqësi”, ka thënë ai.
Hoti ka treguar edhe për pagesën për gratë lehona.
“50% do t’iu bëhet pagesa grave lehona. Kemi plane edhe për arsim cilësor, funksionalizim të sigurimeve shëndetësor, shëndetësi gjithëpërfshirëse, plan konkret për investime në ekonomi, në Trepçë, në termocentralin Kosova C, ndërtimin e Brezovicës. Po ashtu kemi plan për rend dhe ligj, kemi planë për korrupsion, do ti nxjerrim të gjithë ata që e kanë zhvatur shtetin”, theksoi ai.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...