Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka përkujtuar bashkëthemeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhemail Mustafa, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.
Hoti, ka vizituar varrin e Mustafës, duke thënë se ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi, raporton arbresh.info.
“Në 20 vjetorin e vrasjes, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit e patriotit të çështjes kombëtare, Xhemail Mustafa. Bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicist e shkrimtar, Xhemail Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Sipas tij, dija, penda dhe angazhimi i Xhemail Mustafës ishte në funksion të artikulimit të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Në 20 vjetorin e vrasjes, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit e patriotit të çështjes kombëtare, Xhemail Mustafa.
Bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicist e shkrimtar, Xhemail Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi.
Dija, penda dhe angazhimi i Xhemail Mustafes ishte në funksion të artikulimit të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...