Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pas vendimit të Gjykatës kushtetuese ka thënë se qeveria e tij do të vazhdoj punën si qeveri në detyrë deri të zgjedhet një qeveri e re.
Vendimi i Kushtetueses u bë publik. Unë e pranoj plotësisht dhe do ta respektojë pa asnjë diskutim. Nuk do të lëshohem në deklarata për këtë vendim të Kushtetueses. Më vjen mirë që Kushtetuesja e ka sqaruar. Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Ne do të vazhdojmë punën tonë. Është obligim kushtetues të përfillen procedurat për shpalljen e zgjedhjeve. Do t’i kryejmë obligimet tona. Siguroj qytetarët dhe partnerët tanë, bizneset, do të jemi në krye të detyrës, sidomos me menaxhimin e situatës me pandeminë”, tha Hoti.
Ai kërkoi që të mos shpërndahet parlamenti deri të votohet Ligji për Buxhetin për vitin 2021.
Hoti ka folur me shefat e grupeve parlamentare të partive politike që ta votojnë projektbuxhetin për vitin 2021.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...