Ministri i Financave, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të Sindikatës së Arsimit se nga nesër do të nis greva në Shkollat e Kosovës.
I pari i financave ka thënë se kjo grevë nuk ka arsye të mbahet.
“Ne pagat e prillit, qe paguhen te enjten, do te paguhet përvoja e punës prej 0.5 përqind për çdo vit te përvojës, përfshirë këtu edhe përvojën nga viti 2008 qe deri me tani nuk është llogaritur”, ka shkruar Hoti.
Ja postimi i plotë:
“Ne pagat e prillit, qe paguhen te enjten, do te paguhet pervoja e punes prej 0.5 perqind per cdo vit te pervojes,perfshire ketu edhe pervojen nga viti 2008 qe deri me tani nuk eshte llogaritur.
Ne kete grup do te hyjne 24 mije arsimtare dhe 4 mije staf administrativ/teknik,nderkaq deri me tani jane paguar per pervoje vetem 19 mije arsimtare.
Me keto masa,arsimtaret duhet te tregojne gadishmeri per angazhim me te madhe dhe cilesi,e jo te lene pa mesim mbi 420 mije nxenes.
Une ftoj te gjithe arsimtaret qe te reflektojne,sepse shoqeria kosovare vertet ju ka borxh atyre per mundin e bere me dekada,por edhe ata kane obligim ndaj shoqerise qe po i trajton arsimtaret me mire se cilen do kategori te te punesuarve ne sektorin publik. Pagat e tyre sot jane me te lartat ne sektorin publik dhe sa dyfishi i pagave ne sektorin privat.
Ne si qeveri kemi qene te hapur dhe te sinqete me arsimtaret. Duke mos u dhene premtime pa mbulese. Kemi reduktuar cdo shpenzim qe ka qene i mundur per te grumbulluar 11.2 milion euro per pervojen e punes. Per ne ata jane partner ne zhvillimin e arsimit. Por qasja e tyre ultimative eshte jashte rezonit te partneritetit dhe pergjejesise shoqerore qe kemi te gjithë” (sic.)./arbresh.info
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...