Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë të gjithë mësimdhënësve të Kosovës se muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulëta.
Ai ka thënë se do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në grevë dhe mbi këtë do të ndalën edhe pagat.
“Ne do i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do t’i alokojë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, ka thënë Hoti në televizionin publik.
Ai ka thënë se është e pakuptueshme që të vazhdohet greva derisa, sipas tij mësimdhënësit sot i kanë marr pagat me rritje.
“Sot i kemi alokuar parat për 28 mijë punonjës të arsimit. Pagat i kanë marrë me rritje. Është e pakuptueshme që të protestojnë”, ka thënë ai.
“Ne do të kujdesemi që në pagat e muajit maj do të zbriten ditët e humbura të punës sepse unë kujdesem për financat publike. Nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”, tha Hoti.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...