Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka marrë një vendim të ri.
Shefi i qeverisë ka vendosur që pa mbrojte të afërt dhe pa shoqërimin e Policisë të bëjë fushatë për zgjedhjet e 14 shkurti, raporton Arbresh.info.
Arbresh.info, mëson se Hoti ka kërkuar nga partia e tij që të shoqërohet me vetura të partisë, e jo me eskortë të Policës së Kosovës dhe veturat zyrtare të qeverisë.
Nga zyra e kryeministrit për Arbresh.info e kanë konfirmuar këtë, duke thënë se Hoti nuk do të shfrytëzoj pozitën e shefit te ekzekutivit të bëjë fushatë.
“Avdullah Hoti është kandidat i LDK-së për kryeministër dhe ne fushatë nuk shkon si shef i qeverisë por, si kandidat i LDK-së për kryeministër. Ai po e kursen shtetin dhe nuk do të keqpërdore pozitën e kryeministrit”, tha Antigona Baxhaku, drejtoresh e Zyrës për Komunikim me Publikun në Kryeministri.

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...