Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, përmes foltores së Kuvendit iu drejtohet deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, raporton arbresh.info.
Në seancën e thirrur për të votuar qeverinë që do të udhëheq vet, Hoti tha se kjo qeveri do të jetë qeveri e qytetarëve.
“Ne jemi një komb që i duhet një qeveri që shërben e jo anasjelltas një qeveri që i duhet një komb”, tha Hoti.
Hoti duke kritikuar populizmin e Qeverisë Kurti ku ishte zëvendës i postit që po synon tha se qeveria e re nuk do të ketë asnjë fuqi tjetër përveç asaj që buron nga Kushtetuta.
“Kur kemi pranuar këtë sfidë jo të lehtë, por pa alternativë, jemi nisur për të respektuar demokracinë. Demokracia jonë duhet të avancojë në drejtim të demokracisë perëndimore dhe në asnjë drejtim tjetër. Jemi nisur nga bindja jonë se nevojitet gjithëpërfshirje, jo stigmatizim e përjashtim. Nuk do të ketë qeveri me sfond populist si e kaluara”.
Në fjalimin e tij Hoti përmendi dy prioritete e qeverisë së re.
“Dy prioritete e menjëhershme të qeverisë do të jenë Lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike pas kësaj pandemie”, tha ai./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu