Pas kryeministrit Edi Rama, fjalën në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e mori kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
Hoti falënderoi homologun e tij për mikpritjen, që ai e cilësoi vëllazërore.
“Marrëveshjet që votojmë sot nisin një fazë të re bashkëpunimi dhe janë të rëndësishme për dy vendet tona, për ekonominë e dy vendeve tona”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.
Sa i përket pandemisë së Covid-19 dhe ndikimit të saj në ekonominë e vendit, Hoti bëri të ditur se Kosova pritet të ketë një rënie ekonomike të ulët nga 1 deri në 3%, ndërsa shtoi se së shpejti do të kalojë në parlament një tjetër paketë ndihme ndaj biznesit në masën rreth 15% të GDP.
“Do të kemi një rënie ekonomike nga 1 deri në 3%. Së shpejti do të kalojë edhe një paketë ndihmëse për biznesin, pothuajse 15% e GPD”, u shpreh shefi i qeverisë së Prishtinës.
“Na është dashur të marrim vendime jopopuliste në fillim të mandatit, por të nevojshme. Do të punojmë për një rajon të qetë dhe një marrëveshje të plotë me fqinjin tonë verior.
Është krijuar një momentum i ri me Marrëveshjen e firmosur më 4 shtator në Washington. Momentum i ri për Kosovën, Serbinë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti.
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...