Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni me AKR-në është koalicion i parimeve, transmeton Arbresh.info.
“Ky koalicion sot e vulos fitoren e koalicionit të qendrës së djathtë, ky koalicion është një koalicion i parimeve”, është shprehur ai.
Ai më tutje ka thënë se me AKR-në i ndanë një vizion të përbashkët për zhvillimin e vendit.
“Na ndan një vizion i përbashkët për zhvillimin e vendit dhe me këtë koalicion dhe me partnerët tjerë që kemi arritur marrëveshjet do të shkojmë sigurt në zgjedhje e 11 qershorit”, ka përfunduar Hoti./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...