Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dështuar në menaxhimin e procesit zgjedhor.
Me në të një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të fundit, të shpallura pas pesë javësh, tregojnë se sistemi ka dështuar në sigurimin e një procesi kredibil dhe me integritet, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve pas 5 jave tregon dështimin e sistemit për menaxhimin e procesit zgjedhor.
KQZ-ja ka dështuar të siguroj një proces zgjedhor kredibil e me integritet.
Kjo është për keqardhje pas disa palë zgjedhjeve të organizuara sipas standardeve evropiane, që e veçonin Kosovën nga vendet e tjera të Ballkanit.
Kjo është për keqardhje pas kulturës demokratike të treguar nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve.
Njollë e këtyre zgjedhjeve do të mbetet edhe çështja e votave nga diaspora, për të cilat janë hedhur dyshime, si për votimin në ambasada/konsultata, ashtu edhe për votimin me postë.
Këtë nuk e ka merituar Kosova. Për këto dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore./Arbresh.info
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...