Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është i katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale.
Sipas tij, disa ministri kanë treguar rezultat të ulët ndërsa kritikon kryeministrin Albin Kurti për dështimin e mbikëqyrjes së punës së ministrave, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale
Në periudhën 9-mujore, realizimi është vetëm 36%. Janë shpenzuar 325 mil euro, nga 913 mil euro të parapara në buxhet.
Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave.
Ja disa ministri me realizim shumë të ulët:
– Ministria e Industrisë 4%;
– Ministria e Drejtësisë 4%;
– Ministria e Financave 7%;
– Ministria e Bujqësisë 7%;
– Ministria e Arsimit 16%;
– Ministria e Ekonomisë 16%;
– Ministria e Shëndetësisë 19%;
– Ministria e Brendshme 20%;
– Ministria e Kulturës 34%;
Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetë 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk figuron asnjë projekt për ujitje të tokave bujqësore./Arbresh.info
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata