Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që është në bisedime me emisarin e ShBA-së për dialogun, Richard Grenell që së shpejti të caktohet data për rifillim të negociatave.
Hoti këto deklarata i ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese dhe të gatshme që të marrin të gjitha përgjegjësitë që i takojnë. Unë jam i gatshëm dhe në koordinim me ambasadorin Grenell për të caktuar një datë ku do të ulemi së bashku për të filluar procesin e dialogut, me një agjendë fillimisht ekonomike dhe pastaj për të kaluar te çështjet politike të dialogut”.
Kjo sipas Hotit, do të bëhet duke u nisur nga parimet: për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve./arbresh.info/
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...
PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 19 janar, publikohet agjen...
Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës ta ratifikojë sa më...
Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, p...
Nis takimi i presidentes Osmani me komandantin e NATO-s, Wik...