Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas propozimit të Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së për mbajtjen e një konference para se të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë.
Hoti tha se nuk është nevoja të mbahet një konferencë pasi Kosova ka institucione legjitime të dalura nga zgjedhjet 6 tetorit, të cilat sipas tij bartin përgjegjësitë kushtetuese, përfshirë edhe dialogun me vendin fqinj, Serbinë.
“Duhet vetëm ushtrim i përgjegjësive kushtetuese nga secili. Kryeministri duhet të marrë përsipeër dialogun ashtu siç e definon edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti duhet të qëndrojë brenda kompetencave të veta kushtetuese”.
“Kuvendi duhet të kërkojë transparencë në këtë proces dhe të mbikëqyre procesin duke ftuar Kryeministrin në raportim të rregullt, por edhe duke nxjerr rezoluta nëse e sheh të nevojshme të shpreh qëndrimin e vet, për të kornizuar më qartë dialogun”, ka thënë Hoti.
Lista Serbe ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së, OSBE: T...
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...
Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat pë...
Uji mund të ndërpritet në disa zona në Mitrovicë, KRU jep nj...
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...