Ministri i Financave Avdullah Hoti po udhëheqë delegacionin e Kosovës në takimet Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një njoftim për media u bë e ditur se ai sot është takuar me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilët ka diskutuar lidhur me skemën e pensioneve të veteranëve të luftës.
“Gjatë ditës së sotme Ministri Avdullah Hoti bashkë me guvernatorin e Bankës Qendrore, Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës u takuan me zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Tao Zhang, drejtorin për Evropë të FMN-së, Paul Thomsen, drejtorin Ekzekutiv, Ibrahim Canakci, si dhe përfaqësues të tjerë të FMN-së. Një çështje që u diskutua në të gjitha takimet me përfaqësuesit e FMN-së ishte ajo që lidhet me Veteranët e Luftës dhe nevojën mjaft urgjente që skema e pensioneve për këtë kategori të reformohet sa më shpejtë, për tu siguruar se kjo skemë është e qëndrueshme në periudhën afatgjate”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për progresin e arritur në implementimin e Programit Stand-By, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësuan arritjet e deritanishme, dhe u zotuan për të vazhduar edhe më tutje me përkrahjen e reformave në Kosovë
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa