I nominuari i LDK-së për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me AAK-në, tha se gjatë ditës presin që të arrihen edhe marrëveshjet me partitë tjera politike.
Hoti, gjithashtu tha se marrëveshje kanë arritur edhe me Listën Serbe, transmeton portali arbresh.info.
“Kemi përmbyllur marrëveshjen me AAK-në dhe një pjesë të madhe të komuniteteve jo shumicë po presim që gjatë ditës t’i përfundojmë edhe me partitë tjera”.
“Unë jam i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me AAK-në. Kjo marrëveshje u arrit në bazë të kritereve, rendi dhe ligji do të jetë mbi të gjitha, në qeveri do të jetë një kabinet funksional në javën e para do të bëjmë bashkë programin dhe do ta sjellim në Kuvend, programi i LDK-së është bazë”, u shpreh ai.

Hoti tha se pasi që do të arrijnë marrëveshje me të gjitha partitë do ta procedojnë në Kuvend.
“Sa ma parë që i përmbyllim marrëveshjet do ta procedojmë më pas për Kuvend”, deklaroi Hoti.
Ai gjithashtu tha se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë
“AKR-ja është pjesë e qeverisë ashtu siç kam thënë edhe dje”./arbresh.info/
Izraeli godet “zemrën e Teheranit” në një valë t...
Presidenti i Iranit thotë se hakmarrja për vrasjen e Khamene...
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Kosova mbështet veprimet ...
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte
Rama: Sulmet ndaj Emirateve rrezikojnë paqen dhe stabiliteti...
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...