Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se është “e papranueshme” që në zgjedhjen e anëtarit të bordit të Trustit të anashkalohet BSPK dhe të përzgjidhet një person që nuk plotëson kriteret ligjore.
Me anë të një postimi në Facebook, ai u ka bërë thirrje sindikatave që të bëhen bashkë për të parandaluar këtë shkelje, shkruan Arbresh.info.
“Unë ftoj të gjitha sindikatat të bëhen bashkë për të parandaluar këtë shkelje. Shihni letrën e BSPK-së dërguar Kuvendit të Kosovës dhe anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Është e papranueshme që në zgjedhjen e anëtarit të Bordit të Trustit Pensional që përfaqëson punëtorët, të anashkalohet BSPK-ja dhe të përzgjidhet një person që sipas evidencës së ofruar nga BSPK-ja nuk i plotëson kriteret ligjore për të qenë përfaqësues i punëtorëve në Bordin e Trustit Pensional që menaxhon kursimet pensionale të punëtorëve. Unë ftoj të gjitha sindikatat të bëhen bashkë për të parandaluar këtë shkelje. Shihni letrën e BSPK-së dërguar Kuvendit të Kosovës dhe anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Në fakt, kjo sjellje e qeverisë nuk është asgjë e re tanimë. Gjatë mandatit të kësaj qeverie është mbytur dialogu social. Qeveria ka luftuar sindikatat me të gjitha mjetet. Puna e Këshillit Ekonomik-Social është paralizuar. Pagesat simbolike që punëtorët kanë bërë si kontribut i anëtarësisë në sindikata tani kontrollohen nga Qeveria dhe tani këto lloj pagesa janë përgjysmuar. Secili sindikalist që ka kundërshtuar qeverinë është linçuar nga zyrtarë e militantë të partisë në pushtet, të cilat linçime janë pasuar me veprime të tjera në organizatën përkatëse.
Këta mashtrues që bëjnë thirrje për fuqizim të sindikatave në sektorin privat po e pengojnë me çdo formë organizimin sindikal në sektorin publik. /Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...