Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se do t’i përdorin të gjitha mjetet demokratike për të mos lejuar që vendi të qeveriset nga koalicioni aktual.
I pyetur se a do të përdorin votën e deputetit Zafir Berisha, për të rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Hardinaj, ai ka thënë se koalicioni duhet të tërhiqet vet.
“Është në interes të vendit që sa më parë vet publikisht koalicioni dhe vet kryeministri të japin dorëheqje, mos të presin rrëzimin e Qeverisë, sepse sot nuk i kanë 61 vota në Kuvend të Kosovës, kështu nuk funksionon Kuvendi. Do t’i përdorim të gjitha veprimet demokratike për të mos lejuar që të qeveriset vendi kështu si ka filluar duke u shkelur rregullorja, duke u shkelur Kushtetuta pa asnjë program të qartë. Kemi me siguruar rrugën pro evropiane që ne e kemi nisur me Qeverinë e kaluar bashkë me partnerët tanë”, theksoi Hoti.
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...