Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, kanë nisur vizitat nëpër disa biznese, kryesisht bodrume të verës nëpër Rahovec.
Ata fillimisht kanë marrë pjesë në përurimit objektit dhe pajisjes së mikrovinifikimit.
Hoti ka thënë se ky laborator është i një rëndësie të veçantë për këtë fushë.
“Besoj që është me shumë interes mundësia që nxënësit dhe studentët ta kryejnë praktikën e nevojshme sepse neve na duhen ekspert të kësaj fushe”, është shprehur ai.
“Për disa vite besoj që do të vendosemi në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe prodhimit të verës”.
Ndërkaq Mustafa e ka falënderuar Hotin për mbështetjen që jep në dikasterin që ai drejton.
Ai ka thënë se bashkë me Hotin do t’i vazhdojnë vizitat nëpër biznese tjera në Rahovec e më pastaj edhe në Gjakovë.
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...