Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është i gëzuar që në 24-orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Hoti ka thënë se ky lajm i gëzon të gjithë, veçanërisht profesionistët shëndetësor, ndërsa ka shtuar se lufta për jetë është detyrë dhe se nuk do të ndalen.
Postimi i tij i plotë:
Asnjë vdekje nga Covid në 24 orët e fundit!
Kjo na gëzon të gjithëve, veçanërisht profesionistët shëndetësor që janë duke punuar për gjashtë muaj rresht pa pushim.
Lufta e jonë për çdo jetë është detyrë. Me gjithë vështirësitë që kemi, nuk do të ndalemi. Ky ishte zotimi ynë sot në bashkëbisedimin që kishim me mjekët në QKUK.
Tash kemi përkrah edhe profesionistë shëndetësor nga vende mike si Italia e Gjermania. Përvoja e tyre do jetë një ndihmë e çmuar për mjekët tanë.
Jam i bindur se do t’ia dalim.
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...