Një kuzhinier italian 30 vjeç është vrarë me thikë pasditen e 24 shkurtit në një restorant të Monako. Mediat italiane shkruajnë se autori është një shqiptar, i identifikuar si Ricard Nika 30 vjeç, koleg i kuzhinierit italian.Krimi është shënuar në një lokal të njohur në Monako, i quajtur “Pulcinella” pasditen e 24 shkurtit por u zbulua në orët e mbrëmjes.
Nuk dihen shumë detaje të krimit por mësohet se viktima është qëlluar disa herë me thikë.Duhet të ketë pasur dhe përleshje mes viktimës dhe autorit pasi dhe 30 vjeçari shqiptar ka plagë por jo të rënda.Pas krimit autori është larguar, ndërsa mësohet se është dorëzuar në polici në orët e mbrëmjes ku ka treguar ngjarjen.
“Bëra sherr me një koleg timin dhe e qëllova me thikë. Nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur” mësohet të ketë thënë ai shkruan la stampa.it.Menjëherë policia shkoi në vendin e ngjarjes ku zbuloi se viktima kishte humbur jetën./oranews
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...