Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një kumtese për medie ka vlerësuar se iniciativa e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për pajtim ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, është një iniciativë e pa pranueshme dhe shumë e dëmshme për kohën dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon rajoni i Ballkanit e posaçërisht Kosova.
Për ne, thotë kumtesa, është e pa pranueshme që burimi i pajtimit në rajon të dalë nga Republika e Kosovës, kur dihet se ende janë të pa mbyllura plagët e luftës në vendin tonë.
Kjo iniciativë është e pa pranueshme për vetë faktin se Serbia ende nuk është duke reflektuar për pajtim. Tash për tash Serbia është në ofensivë kundër Kosovës, e kjo me se miri dëshmohet me ndalimin e ish -kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë dhe tentimi i futjes se trenit në Kosovë, thotë kumtesa duke përfunduar se iniciativa për pajtim është dashur të vijë nga Serbia e cila ka kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës./Arbresh.info
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...