Lufta e fundit në Kosovë nuk la vetëm ta vrarë dhe dëme materiale mbrapa. Serbët, dhunuan shumë gra, e këto të fundit ende kujtojnë torturën që përjetuan 19 vite më parë. T7, sjell për ju rrëfimin e një 54 vjece e cila është duke pritur të aplikojë për këtë status, asni pse sipas saj pensioni prej 230 euro është i vogël.
Jeton me një sekret brenda vetes. E kjo grua, është kjo njëra nga shumë gratë heroina të këtij vendi.
Çdo ditë, ajo kujton ditën kur ishte dhunuar nga ushtria serbe.
Ditën që ajo e quan të kobshme, tregon se ishte duke përgatitur bukë për pesë fëmijët e saj.
https://youtu.be/13vew3Hx3WA
Për zonjën 54 vjeçe pensioni të cilin do e marrin nga Qeveria e Kosovës, është i vogël. E gjithashtu, ajo bashkë me shumë gra të tjera vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.
Duke falënderuar kryeministrin Ramush Haradinaj, për pranimin e realitetit të dhunës seksuale të viktimave gjatë kohës së luftës, ajo tregon edhe për aplikimin për pension.
Kosova këto gra i njeh si heroina. I tillë është edhe një park në kryeqytet.
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka treguar që tetë deri në dhjetë gra në javë kryejnë aplikimin për pension.
Sipas kësaj qendre deri më tani kanë aplikuar 130 persona.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...