Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ të T7 ka treguar se votat që i mori si kandidat për deputet erdhën jashtë PDK’së.
“Shumica e votave që i kam marrë, kanë ardhur jashtë PDK’së. Ka pasur persona që kanë thënë se jam betuar se nuk e votoj më PDK’në, por për ju do ta votoj”, ka thënë Berisha.
Tutje, Berisha tregoi se pse vendosi të aderoi dhe kandidoi për deputet nga radhët e PDK’së.
“Unë kam pasur kontakt me Kadri Veselin shumë kohë para lufte, diku rreth viteve të 90’ta. Neve na ka bashkuar lufta e më vonë na kanë nda interesat. Ndërsa tash na bashkuan interesat politike”, është shprehur Berisha./express/
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike