Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, në konferencën e sotme, ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ajo ka thënë se rruga drejt BE’së për të dyja vendet duhet të shkojë nëpërmjet këtij procesi.
Hipper ka deklaruar se BE-ja është e përkushtuar ndaj dialogut Kosovë – Serbi.
“Ne po vazhdojmë angazhimin. Emisari i BE-së për dialogu Peter Sorensen po bën vizitën e parë në Beograd. Do të jetë nga sot deri të mërkurën në Beograd. Kur bëhet fjalë për dialogun, ne jemi të përkushtuar që të shohim që rruga drejt BE-së për të dyja palët të shkojë nëpërmjet dialogu të lehtësuar. Këtu jemi në këtë fazë”, ka deklaruar Hipper.
Hipper është pyetur për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun.
“BE-ja bashkëpunon me gjithë partnerët, përfshirë SHBA-në”, ka deklaruar ajo.
Hipper ka thënë se ka kontakt me administratën e re amerikane, por nuk ka dashur të hyjë në detaje.
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...