Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën gjatë luftës, Christopher Hill po u përgjigjet pyetjeve të gjykatësve në ditën e fundit të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale.
Diplomati amerikan u pyet në rastin e ish-krerëve të UÇK-së për qëllimet e kësaj ushtrie guerile dhe personat që “duhej t’i materializonin ato objektive”.
Hill e përmendi Jakup Kraasniqin si “zëdhënës” që i bënte të ditura qëllimet, por tha se “nuk e dinim kush fliste për UÇK-në”.
“Kemi disktutuar këtë. Unë mendoj që zoti Krasniqi ishte shpallur publikisht si zëdhënës i UÇK-së. Pra ishte personi që i bënte të ditura qëllimet”, tha ai.
“Kishte shumë persona që prezantoheshin si persona që flisnin në emër të UÇK-së. Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti të konfirmuar që mund të komunikonim për të ardhmen. Çështja e pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një slogan. Të gjithë thonin që ky është qëllimi ynë. Ishte shumë e vështirë të gjeje një shqiptar në Kosovë që të thoshte duam thjesht autonomi”, tha Hill.
Ai tha se kishte shpenzuar kohë me Adem Demaçin, pasi ai, siç e përshkroi ish-ambasadori, “ishte një person që kishte ndikim, ose të përdor një term modern, ishte influencer”.
Lidhur me komunikatat që lëshoheshin nga UÇK-ja, Hill tha se nuk mund t’i përdornin si bazë për “të përcaktuar strukturë vertikale organizative të UÇK-së”.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...