Sot rreth orës 20:00 në fshatin Kishnicë të Graçanicës është hedhur në drejtim të një shtëpie një shishe që dyshohet të jetë e mbushur me substanca të gjendjes së lëngshme.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Më 06.11.2022, rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq, nuk është raportuar për të lënduar e as për dëme materiale.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit menjëherë ka ndërmarrë veprimet hetimore preliminare, të cilat aktualisht sugjerojnë që rasti është i izoluar në vetvete dhe të gjitha indicet orientojnë në drejtim të tillë”, ka shtuar ajo./arbresh.info/
The New York Times: Princi saudit i kërkoi Trumpit të vazhdo...
Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në ak...
Kuka: Ofertat për Majlindën vazhdojnë, por ajo mbetet besnik...
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...