Nga një ndërtesë në afërsi të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës janë hedhur shishe të qelqit dhe mjete piroteknike.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Veton Elshani zëvendësdrejtori i policisë në veri, i cili bëri të ditur se nga ky rast nuk ka të lënduar.
“Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hedhje edhe shisheve të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë prezentë në atë ndërtesë”, tha Elshani.
“Situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate në veri. Kudo që e kemi parë të arsyeshme kemi vendosur pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, tha Elshani./Arbresh.info
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra