Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) pranë Zyrës së kryeministrit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka marrë vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin hekurudhor që ndodhi në fshatin Dush të Komunës së Klinës.
Në këtë aksident kanë humbur jetën tre persona, njëri prej tyre fëmijë i moshës 7 vjeçare.
Ky komision bën të ditur në një kumtesë se do të bëjë hetim të pavarur dhe do të dalë me një raport përfundimtar të cilin sipas ligjit do t’ia përcjellë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Projektligji për çmimet tavan, Kurti:Po mbrojmë lirinë e tre...
Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimi...
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...