Katër të dyshuarit për përfshirje në vjedhjen e telefonit në shtëpinë e kreut të Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi, shumë shpejt mund të përballen me aktakuzë.
Prokurorja e rastit është në përfundim të hetimeve të këtij rasti.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi.
Ajo i ka thënë Arbresh.info se hetimet në këtë rast janë drejt fundit dhe shumë shpejt prokurorja e rastit do të vendos nëse provat e mbledhura i hapin rrugë një aktakuze kundër katër të dyshuarve.
“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur gjendet në fazën përfundimtare të hetimeve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Pas grumbullimit të të gjitha provave, gjegjësisht pas përfundimit të hetimeve prokurori i çështjes vlerëson se a ka prova të mjaftueshme, të cilat paraqesin dyshim të bazuar mirë, për kryerjen e veprës penale apo jo dhe pastaj do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës”, është shprehur Kozmaqi.
Vjedhja në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi kishte ndodhur në mëngjesin e hershëm të datës 22 nëntor të vitit të kaluar.
Vjedhja kishte arritur të bëhej përkundër asaj që shtëpia ishte 24 orë nën mbikëqyrjen e policisë. Të dyshuarit kishin arritur të thyenin dy dyer të shtëpisë dhe të vjedhin telefonin “Samsung” të kryeprokurorit.
Lidhur me këtë rast menjëherë u suspenduan dy zyrtarë policorë.
Më 28 nëntor policia pati arrestuar tre persona të dyshuar për “vjedhje të rënda” dhe “vjedhje të veturave”, të cilët dyshoheshin se ishin të njëjtit që ishin të përfshirë në vjedhjen e telefonit në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi.
Rreth një muaj më vonë, më 11 janar policia pati arrestuar edhe të dyshuarin e katërt për përfshirje në këtë rast. /Arbresh.info/ Gita Lushi
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...