Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nga dita e djeshme njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pandërprerje operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan pas helmimit të mbi 1000 personave.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se operacionet do t’i vazhdojnë derisa situata në Deçan të rikthehet në normalitet, sepse ky është misioni dhe detyra e tyre.
“Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent, kemi angazhuar pesë njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhën ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile, së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor”.
“Vazhdojmë operacionet tona deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimit të gjendjes normale. Ky është misioni ynë! Kjo është detyra jonë!”./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...