Në Shkodër u prezantua studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës–Prishtinë, një projekt që synon të forcojë ndërlidhjen ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe të pozicionojë më qartë rajonin në hartën infrastrukturore të Evropës.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, e cilësoi këtë projekt si një moment historik për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë strategjike që hekurudha do të ketë jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal dhe evropian.
“Nuk flitet për një hekurudhë por për një lidhje kombëtare pasi është hekurudha kuqezi. Flitet për një nukël gjeopolitike, e cila e kthen kombin shqiptar në një pol magnetizmi për ekonominë dhe ndërlidhjen europiane. Shpeshherë flasim për ndërlidhje rajonale, për ekonomi rajonale, por korridoret e infrastrukturës dhe ato energjetike nuk janë rajonale, janë europiane. Kjo hekurudhë do të lidhet përmes Korridorit të 8 përmes të gjitha akseve të tjera që janë bërë publike. Gjithashtu, do të lidhet dhe me Korridorin e 10, por nga ana tjetër prek edhe korridorin Adriatiko-Jonian në një gjatësi shumë të rëndësishme të tij duke e kthyer kështu si një nyje ndërlidhëse të tre korridoreve evropiane dhe duke i dhënë kësaj hekurudhe në dukje kombëtare, një rëndësi të veçantë për të gjithë zhvillimin politik dhe gjeopolitik të Evropës Juglindore”, tha Balluku./Arbresh.info
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...