Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Hekuran Gashi, ka ndarë mesazhin e tij pas një vizite dhe takimesh me qytetarët gjatë fushatës elektorale.
Në një postim në rrjetet sociale, Gashi e përshkroi udhëtimin si “të shkurtër, por të ëmbël” dhe falënderoi të gjithë ata që e dëgjuan, e panë dhe e mbështetën gjatë vizitave. Ai theksoi se pjesëmarrja në zgjedhje është vendimtare për të ardhmen e vendit.
“Udhëtimi I shkurtër, por i ëmbël; një eksperiencë e paprovuar, por interesante dhe një mision në vazhdim. Falënderoj të gjithë ata që takova, ata që më dëgjuan e më panë, si dhe ata që më mbështetën. Do t’ju jem mirënjohës përgjithmonë. Mos harroni, këto janë zgjedhje që përcaktojnë të ardhmen tonë si asnjëherë më parë. Votoni dhe thirrni të tjerët të votojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, shkroi ai./Arbresh.info
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...