Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri ka uruar Lumir Abdixhikujn në përzgjedhjen për kryetar të kësaj partie për një mandat 4 vjeçar.
Me anë të një postimi në Facebook, Haziri tha se rikthimi i madh i LDK-së për Rrugën e Re për Kosovën, po vjen, shkruan Arbresh.info.
“Kryetari i katërt i LDK-së, miku im Lumir Abdixhiku, u zgjodh sot për një mandat të ri, në një Kuvend madhështor e solemn. Kuvendi i sotëm vjen pas dy viteve mobilizim nga Kuvendi i jashtëzakonshëm. Si asnjëherë më parë, 40 për qind u zgjodhën gra e rini në strukturë. Rikthimi i madh i LDK-së për Rrugën e Re për Kosovën.”, shkroi Haziri.
Ndryshe, Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, unanimisht ka rizgjedhur Lumir Abdixhikun për të drejtuar me këtë subjekt politik edhe për një mandat katër vjeçar. 332 delegatët votuan pro Abdixhikut.
Pas rizgjedhjes si kryetar i partisë, Abdixhiku tha se do të ushtrojë këtë detyrë me sjellje rugoviste./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...