Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lufi Haziri edhe një herë e përsëriti qëndrimin se me Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim e as koalicion.
“Asnjë formë bashkëpunimi nuk na ka mbet hapur. Mos të flasim për mundësi tjetër. Mundësitë i kanë zero. I kanë thy të gjitha urat. I kanë rrënu të gjitha urat. E kanë helmu pusin e ujit të pijshëm dhe natyrisht se nuk ka rrugë, nuk ka alternativë. Në këtë drejtim as nuk diskutojmë”, tha Haziri për Klan Kosovën.
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se edhe pas numërimit të votave të diasporës koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do të ketë 30 deputetë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...