Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se rënia e Qeverisë Haradinaj është çështje ditësh.
“Kjo Qeveri nuk është askund. Kemi probleme me jo funksionalitet, andaj edhe Qeveria bjen, dhe kjo është çështje ditësh”, ka thënë Haziri për T7.
Ai ka shtuar se validiteti i saj do të zgjasë më shumti deri në votim të buxhetit, që besoj se do të kalohet sepse për buxhet ka mjaftë deputetë që do ta votojnë.
Sa i përket numrave për ta rrëzuar Qeverinë, qëndrimi i LDK’së nuk është që Qeveria Haradinaj të rrëzohet me numra të Listës Srpska, ka shpjeguar Haziri, duke thënë se i kerkojmë 61 vota nga partitë shqiptare dhe prej të cilave beson se i opozita e udhëhequr nga LDK i ka gjetur.
“Sa i përket zgjedhjeve, kalkulimi i kualicioneve do të jetë i vështirë. PDK e ka helmuar bunarin ku vet ka pirë ujë… nuk i ka marrëdhëniet e mira me ne. Po ashtu s’kemi marrëdhënie të mira as me anëtarët e tjerë të Koalicionit Qeveritar”, ka përfunduar Haziri.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit