Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ishte kënaqësi të priste në takim në Gjilan, kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi dhe ministrin në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar”, ka shkruar Haziri në facebook.
Postimi i tij i plotë:
Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia, të cilët në këto ditë të vështira të pandemisë, kanë parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës e të ruajtjes së shëndetit publik.
E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar.
Faleminderit për vlerësimin e lartë për Gjilanin, sa i përket masava të ndërmarra dhe menaxhimit të pandemisë #Covid19.
#ruajeveten #ruaniprindërit #ruanigjyshërit #ruanifëmijët #ruajefamiljen #ruajelagjen #ruajeqytetin
Shqetësuese: Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosov...
Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sip...
Osmani i drejtohet Kushtetueses për KQZ-në
Muriqi për FIFA-n: Të luaj në Botëror me Kosovën do të ishte...
Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar
Shpërthen rafineria e naftës në Teksas, tymi mbulon zonën