Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune, Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marsye Daviet, me të cilën kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin dhe nevojën e madhe për investime në Gjilan, por edhe zhvillimin ekonomik si pjesë e përbashkët e zhvillimeve të përgjithshme.
Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se me Ambasadën e Francës në Kosovë, bashkëpunimi ka qenë jashtzakonisht i mirë dhe i vazhdueshëm gjithmonë, transmeton Indeksonline.
“Bashkëpunimi me Ambasadën e Francës gjithnjë kemi bashkëpunimin shumë të mirë. Në Komunën e Gjilanit gjithnjë e më shumë po ndodhin ndryshime të cilat janë në shërbim të qytetarëve në përgjithësi, në mbështetjen e bizneseve, arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë, por edhe fushave të tjera në përgjithësi. Ambasada e Francës në Kosovë, gjithnjë ka qenë pikë e fuqishme në të cilën është mbështetur Komuna e Gjilanit”, ka thënë Haziri, thuhet në një komunikatë për media.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...