Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, pas mbledhjes së krerëve të kësaj partie, ka thënë dallimet sa i përket qëndrimit rreth taksës 100 për qind do të shkrihen me kohë.
“Është njëra nga proceset që Kosovës po ia harxhon oksigjenin politik. Është mirë të angazhohemi në probleme të tjera. Nuk është vetëm ky problem. Ne në qeveri e kemi zëvendëskryeministrin i cili koordinohet në baza ditore edhe me kryeministrin. Konsultimet e brendshme po çojnë në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështjeje”, tha Haziri.
Ai, shtoi se po punojnë që dallimet të shkrihen dhe të kenë qëndrime unike.
“Le të besojmë se hapi i parë është marrë dhe i është dhënë frymë këtij procesi. Deri në një qëndrim përfaqësuesit tonë do të koordinohen mes veti që t’i japin zgjidhje. Kjo i bie ne po punojmë që dallimet të shkrihen dhe të kemi qëndrime unike. Ne si LDK po angazhohemi të jemi urë politike duke e ruajtur stabilitetin tonë të brendshëm”, tha Haziri.
Sipas tij, në këtë mbledhje janë diskutuar edhe çështjet e brendshme të partisë.
“Në fokus të interesimit ishin proceset politike që po kalon Kosova, në veçanti roli i LDK-së në Kuvend, qeveri e pushtet lokal”. “Nuk ka pasur diçka të veçantë përveç angazhimeve që ne i realizojmë në kuadër të kalendarit tonë të rregullt”, theksoi ai, raporton arbresh.info
Në Dubai do të rifillojnë fluturimet sonte
Malisheva prezanton mbrojtësin danez, Andreas Skovgaard
UEFA e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, Finalissi...
Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin...
MINT intensifikon mbikëqyrjen ndaj rritjes së çmimeve të der...
Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë...