Google ADS

Haziri për akuzat për qeverinë Hotit: Nuk e kisha me të por me partneret e koalicionit

13:45 | 30 Korrik 2020
Arbresh.info

Ndonëse në fillim ishte skeptik për Qeverisjen e tij, duket se tash gjerat kanë ndryshuar.

Kryetari i Gjilanit, që njëherit është edhe nënkryetar i LDK-së, në fillim kishte dyshime rreth qeverisjes së Avdullah Hotit.

Por sipas Hazirit skepticizmi ishte të koalicioni i kësaj Qeverie e jo të emri i Hotit.

Kështu ka thënë në një intervistë për arbresh.info, Lutfi Haziri.

“Edhe një here e konfirmoj raportet politike të koalicionit ma kanë shkaktuar skepticizmin. Avdullah Hoti si njeri si profesionit aplikon qeverisje të butë e kultura e tij e but është prej LDK-së. Ka një koalicion që nuk është i lehtë të menaxhohet por dita ditës po ndërtohet një besim mes koalicioneve. Ende si kanë bërë 100 ditë për të dhënë vulën e suksesit”.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/285986966022137/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme