Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk i beson listës së të vrarëve në incidentin e armatosur në Kumanovë, të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.
Incidentin e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, Haziri e ka vlerësuar si tragjik.
Sa i përket asaj nëse ka komunikuar me familjarët e pjesëmarrësit në incidentin e armatosur, Begë Rizaj, për të ditur me shumë për fatin e tij, Haziri ka thënë për Tribuna Channel se kjo çështje i takon Policisë së shtetit.
“Unë nuk besoj që ajo listë është lista e të vrarëve dhe besoj që mekanizmat e shtetit duhet me ndërmarr veprime,” është shprehur Haziri.
Ai ka bërë të ditur se 45 anëtarë nga Kumanova janë duke qëndruar tek të afërmit e tyre, për të cilët thotë se të premten u është dhënë një ndihmë.
“45 anëtarë kryesisht familjar janë në Gjilan dhe sot i kemi ndihmuar pesë raste me pako ushqimore,” deklaron Haziri.
Lutfi Haziri ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme në LDK, pak kohë pasi është rizgjedhur kryetar i Degës në Gjilan.
“Ka qenë proces i mirë. LDK në Gjilan ka pasur 8 kuvende të rregullta dhe dy të jashtëzakonshme. Po ashtu ka pas interesim mjaftë të madh të gruas dhe të të rinjve,” është shprehur Haziri.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...